Politike

Me kë e ka? Linda Rama ‘shënjestron’ gratë në politikë: Nuk janë aty se janë më të mirat, thjesht u është dhënë

18 Qershor 2021, 20:15 Nga DOSJA
Me kë e ka? Linda Rama ‘shënjestron’ gratë në

TIRANË– Gratë që kanë pozita të rëndëisshme në politikë, sipas Linda Ramës, nuk janë aty sepse janë më të mirat. E ftuar në “Ilva Noë”, gruaja e kryeministrit Edi Rama tha se ka gra që janë shumë herë më të mira se ato që janë promovuar, por që këto të fundit, janë aty ku janë sepse u është dhënë mundësia për shkak të kapaciteteve.

Në këtë formë, zonja e kryeministrit shprehu ashpër pakënaqësinë që ka ndaj grave në ‘pushtet’, përfshirë këtu edhe ato në Partinë Socialiste, por pa përmendur emra. Sipas Linda Ramës, gratë që janë në ‘nivelet më të larta’ duhet të punojnë me misionin e tyre për të rritur nivelin e grave në komunitete dhe jo duke thelluar hendekun mes tyre. 

“Atyre grave që iu është dhënë mundësia për të qenë në nivelet më të larta… unë nuk i shoh këto gra, aq sa duhet në nivelin e misionit. Ato nuk janë ngritur në nivelin e misionit, ato thjesht përpiqen të performojnë në punën e tyre. Duhet hequr egoja personale, duhet të mendojnë se aty nuk janë se janë më të mirat. Jo, nuk janë më të mirat, ka shumë më të mira thjesht iu është dhënë mundësia dhe për shkak të kapaciteteve. Ne kemi të drejtë të pretendojmë, Ilva. Edhe ju si media, edhe unë si pjesë e një aktivizmi civil të hershëm, kam të drejtë të pretendoj dhe unë mendoj dhe shoqëria ka të drejtë të pretendojë. Po të pyesësh sot gra në komunitete, unë jam e bindur që ato janë shumë të qarta në pretendimet e tyre dhe kjo nuk mund të kalojë pa u konsideruar,”- tha Linda Rama. 

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama linda rama edi rama linda rama

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2021, 19:41

TIRANË– Gruaja e kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se debatet me të shoqin nuk janë edhe aq të lehta. E ftuar në “Ilva Now”, ajo komentoi deklaratën e kr...