Politike

18 Qershor 2021, 19:41 Nga DOSJA

TIRANË– Gruaja e kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se debatet me të shoqin nuk janë edhe aq të lehta. E ftuar në “Ilva Now”, ajo komentoi deklaratën e kreut të qeverisë, i cili një vit më parë e konsideroi kritiken e tij më të madhe.

Ajo tha se të dy debatojnë bazuar në argumente, por që Rama nuk tërhiqet nga argumentet e veta shumë lehtë, madje edhe kur reflekton, reflekton më vonë.

“Edi nuk është debatues i lehtë. Ai është një person që këmbëngul, nuk tërhiqet. Jo që dëshiron t’i dalë e tija, nuk dua ta them kështu, dua ta them më bukur, sepse ashtu është në të vërtetë. Ai u qëndron bindjeve të tij. Nuk është e lehtë të debatosh me të, sepse nuk reflekton, duke sikur nuk reflekton. Ose, edhe nëse reflekton, reflekton të nesërmen apo në ditët në vijim,”- tregoi Linda Rama.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama linda rama edi rama linda rama

Sondazh

Poll