Politike

“Kush ka dalë kundër, është larguar.” Debatet në PS! Gruaja e Ramës nuk komenton zërat ndryshe në PS: Pse i duan gaz

18 Qershor 2021, 19:53 Nga DOSJA
“Kush ka dalë kundër, është larguar.” Debatet

TIRANË– Gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda nuk ka preferuar të zgjatet me komente kur është pyetur për zërat kundër Partisë Socialiste brenda vetë partisë. E ftuar në “Ilva Now”, Linda Rama tha vetëm se nuk u kuptonte se çfarë ju duhen gazetarëve apo opinionit publik zërat kundër në PS.

Ajo tha se demokraci brenda një parti mund të ketë me apo pa zëra kundër dhe se kjo gjë mund të konsumohet vetëm brenda tyre. 

Pjesë nga biseda:

Ilva Tare: Po ky debat që ju përshkruani në familje e shohin në parti? E toleron Rama mendimin ndryshe?

Linda Rama: Përse ju duhen ju këto? Përse i doni ju gazetarët debatet?

Ilva Tare: Jo vetëm gazetarët, por edhe opinion publik…

Linda Rama: Po përse i duhet opinionit publik? Çfarë mendoni se i mungon Partisë Socialiste?

Ilva Tare: Jo zërat ndryshe….debatet…

Linda Rama: Pse i doni, për çfarë duhen?

Ilva Tare: Mendojnë se i bëjnë mirë demokracisë së brendshme të partive, cilado qoftë ajo

Linda Rama: Mendoni se nuk ka demokraci? E mendoni të kundërtën që mund të ketë demokraci, por konsumohet dhe…

Ilva Tare: Po ngaqë nuk është e zëshme

Linda Rama: Po përse e doni të zëshme?

Ilva Tare: Mbase sepse ka pasur zëra kundër, kanë pasur opinione kundër dhe ata nuk janë më pjesë e Partisë Socialiste.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ilva tare linda rama edi rama ilva tare linda rama

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2021, 19:41

TIRANË– Gruaja e kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se debatet me të shoqin nuk janë edhe aq të lehta. E ftuar në “Ilva Now”, ajo komentoi deklaratën e kr...