Bota

Vrau bashkëshorten, zbardhen DETAJE nga rrëfimi i pilotit: Karolina u bë agresive pas lindjes, mendova njëherë ta zhdukja k

18 Qershor 2021, 18:12 Nga DOSJA
Vrau bashkëshorten, zbardhen DETAJE nga rrëfimi i pilotit: Karolina u

GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e vrasësit të Caroline Crouch, Babis Anagnostopulos. Newsbomb.gr shkruan se para policisë, piloti 32-vjeçar ka shprehur pendim për vrasjen, duke thënë se i vjen keq pasi lëndoi shumë njerëz, me atë akt. Më tej, Anagnostopulos u justifikua me faktin se, pas lindjes së fëmijës, sjellja e Carolinës, kishte ndryshuar, ndërkohë që më tej ai përshkroi edhe momentin kur e mbyti 20-vjeçaren me jastëk. Ai më tej u shpreh se u përpoq që ta kthente atë në jetë, por sipas tij në atë kohë ajo kishte vdekur. Anagnostopulos gjithashtu ka thënë se mendoi fillimisht që ta zhdukte kufomën e saj, por më pas i erdhi ida e grabitjes, dhe se për ta bërë këtë gjë më të besueshme ai vrau edhe qenin.  

” Më vjen keq për njerëzit që lëndova. E di që ka shumë pak vlerë për ata që u privuan nga ajo. Ajo që bëra nuk është e justifikuar. Sjellja e saj ndryshoi me lindjen e fëmijës. Ajo u bë agresive . “Jo, mos e sillni të voglën, nuk e dua”. Unë i thashë asaj që fëmija duhet të ngjitet lart dhe të flejë. Caroline vazhdonte të dridhej, unë e mbajta gjithnjë e më fort sepse doja ta bëja atë të më dëgjonte. Fytyra e saj në jastëk po dridhej. Vazhdova ta mbaja fort në krahë derisa kuptova që Caroline kishte ndaluar së lëvizuri. E humba. U përpoqa ta zgjoja, po e tundja. Kot.  Çfarë do të ndodhte me fëmijën tim? Mendova ta zhdukja kufomën e saj. Për ta bërë atë të besueshme, unë duhej ta lëndoja qenin. Askush nuk do ta mendonte se mund të dëmtoja një qen,“ tha ai.

LAJMI KRYESOR: Vrau gruan, me foshnjën krah saj! HISTORIA e pilotit Babis, si e stisi grabitjen për të mbuluar krimin e tij. Futi në lojë “shqiptarë” e qante me lot krokodili, ora smart e fundosi

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopulos caroline crouch vrasja e caroline crouch babis anagnostopulos caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 18 Qershor 2021, 16:17

GREQI- Bashkëshorti dhe njëkohësisht vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline Crouch në Greqi, Babis Anagnostopulos është shfaqur i penduar për krimin e ...