Bota

18 Qershor 2021, 16:17 Nga DOSJA

GREQI- Bashkëshorti dhe njëkohësisht vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline Crouch në Greqi, Babis Anagnostopulos është shfaqur i penduar për krimin e rëndë. Mediat greke shkruajnë se të riut i është dhënë afat deri ditën e martë që të përgatisë një shkresë zyrtare, përmes të cilës të kërkojë falje për vrasjen e kryer.

Ka qenë vetë piloti 32-vjeçar që ka kërkuar këtë periudhë kohore për të përgatitur fjalët me anë të të cilave do të kërkojë falje. Kërkesa e tij është depozituar përmes përfaqësuesit ligjor, avokatit Vassilis Spyros dhe është miratuar nga autoritetet përkatëse.

Edhe vetë avokati Spyros ka deklaruar se klienti i tij është i shkatërrur pas ngjarjes së rëndë dhe krimit që ka kryer. Dita e martë do të tregojë zyrtarisht se çfarë do të paraqesë në Gjykatë piloti. 

LAJMI KRYESOR: Vrau gruan, me foshnjën krah saj! HISTORIA e pilotit Babis, si e stisi grabitjen për të mbuluar krimin e tij. Futi në lojë “shqiptarë” e qante me lot krokodili, ora smart e fundosi

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopulos caroline crouch grabitja ne greqi vrasja e caroline crouch babis anagnostopulos caroline crouch grabitja ne greqi vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll