Bota

Antonio Gutirres ri-zgjidhet si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së për të mandat të dytë

18 Qershor 2021, 15:20 Nga DOSJA
Antonio Gutirres ri-zgjidhet si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (KB) zgjodhi unanimisht Antonio Guterres në një mandat të dytë si sekretar i Përgjithshëm. USnews shkruans e Gutirres do të mbaj rolin e sekretarit edhe për pesë vjet në krye të organizatës.

Ambasadorët në dhomën e asamblesë shpërthyen në duartrokitje ndërsa Presidenti i Asamblesë, Volkan Bozkir njoftoi rizgjedhjen e Guterres. Pak para njoftimit, Ambasadori i Estonisë në KB, Sven Jurgenson si dhe presidenti aktual i Këshillit të Sigurimit, lexoi një rezolutë të miratuar nga këshilli 15-anëtarësh që rekomandonte Guterres për një mandat të dytë.

Gutirres e ka marrë detyren e tij si sekretar i Përgjithshëm i KB-së në 2017-ën. më parë ai ka qënë Kryeministri i Portugalisë, si dhe Presidenti i Këshillit Evropian.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antonio guterres asambleja e përgjithshme e kombeve të bashkuara antonio guterres asambleja e përgjithshme e kombeve të bashkuara

Sondazh

Poll