Bota

Ish-presidenti i amerikës feston ditëlindjen e 75-të, gruaja e Donald Trump mungon në festën e organizuar

18 Qershor 2021, 18:10 Nga DOSJA
Ish-presidenti i amerikës feston ditëlindjen e 75-të, gruaja e

NEW JERSEY- Donald Trump festoi ditëlindjen e tij të 75-të të hënën në një darkë në Klubin Kombëtar të Golfit Trump Bedminster në New Jersey. Djali Donald Trump Jr ndau momente nga festa në faqen e tij në Instagram duke zbuluar një listë mjaft interesante të të ftuarve. Në darka ishin të pranishëm e dashura e Donald Jr, Kimberly Guilfoyle, ish-ylli i NFL Herschel Walker, kongresmeni nga Indiana, Jim Banks dhe kongresistja e Colorado, Lauren Boebert.

Detaji i cili tërhoqi vëmendjen e mediave të huaja është se në pamjet e filmuara nuk shihet askund gruaja e tij Melania Trump.

Më përpara ish-gruaja Ivana Trump zbuloi për People se “Donald urren ditëlindjet e tij”, por një burim tregoi se Melania nuk ishte e pranishme sepse ajo gjithmonë “mban programin e saj dhe udhëheq jetën e saj”.

 

 

A post shared by Donald Trump Jr. (@donaldjtrumpjr)

Të vetmit familjarë në ditëlindjen e Trump ishin djali Donald Jr dhe e dashura e tij.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump herschel walker ivana trump kimberly guilfoyle lauren boebert.  melania trump donald trump herschel walker ivana trump kimberly guilfoyle lauren boebert.  melania trump

Sondazh

Poll

Bota 18 Qershor 2021, 16:17

GREQI- Bashkëshorti dhe njëkohësisht vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline Crouch në Greqi, Babis Anagnostopulos është shfaqur i penduar për krimin e ...