Bota

Shpërndarja e vaksinave COVID-19/ Be humb gjyqin kundër kompanisë AstraZeneca

18 Qershor 2021, 15:43 Nga DOSJA
Shpërndarja e vaksinave COVID-19/ Be humb gjyqin kundër kompanisë

LONDËR-  Firma farmaceutike AstraZeneca ka njoftuar se Bashkimi Evropian kishte humbur një çështje ligjore rreth furnizimit të vaksinave COVID-19. Mediat e huaja raportojnë se gjykata në Bruksel e refuzoi kërkesën e BE-së për më shumë dërgesa deri në fund të muajit qershor.

AstraZeneca u angazhua në një kontratë për të dhënë 300 milion doza 27 vendeve deri në fund të qershorit, por problemet e prodhimit e çuan ndërmarrjen të shpërndante vetëm 100 milion vaksina.

Shkurtimet e furnizimit vonuan vaksinimin e BE-së në tremujorin e parë të vitit, gjë që çoi në një mosmarrëveshje të ashpër dhe në veprimet ligjore të BE për të marrë të paktën 120 milion doza. Gjykata vendosi që kompania duhet të dorëzojë vetëm 80.2 milion doza  deri me 27 shtator.

Nëse kompania do të humbasë afatin kohor, ajo do të përballet me një gjobë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota astrazeneca covid-19 astrazeneca covid-19

Sondazh

Poll