Aktualitet

Probleme me pasurinë dhe aftësinë/ KPK e konfirmoi në detyrë, KPA shkarkon gjyqtarin Kastriot Selita

18 Qershor 2021, 10:34 Nga DOSJA
Probleme me pasurinë dhe aftësinë/ KPK e konfirmoi në

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë, Kastriot Selitën.

Selita u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), por u përball sërish me procesin e Vetting-ut pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi ankimimin në KPA.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.46/2019, datë 25.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 161, datë 18.06.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Selita. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 161, datë 18.06.2019 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Kastriot Selita. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.06.2021.

Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të KPK me pretendimin se përfundimet për pasurinë dhe aftësitë profesionale të kryegjyqtarit Kastriot Selita ishin të gabuara.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kastriot selita shkarkohet kastriot selita vettingu kastriot selita shkarkohet kastriot selita vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2021, 10:13

VLORË- Dalin pamjet nga momenti i sherrit mes studiuesit Auron Tare, banorëve të zonës së Bënçës dhe përfaqësuesëve të firmës “Erald”, ku është usht...