Aktualitet

Elisabeta Imeraj dorëhiqet nga prokurore e SPAK, zgjedh të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Tiranës

18 Qershor 2021, 10:36 Nga DOSJA
Elisabeta Imeraj dorëhiqet nga prokurore e SPAK, zgjedh të

TIRANË– Prokurorja Elisabeta Imeraj është dorëhequr nga kandidimi si prokurore në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ose e njohur ndryshe si SPAK.

Hetuesja Imeraj ka zgjedhur që të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Tiranës, ku është drejtuese. Mësohet se prokurorja ka dërguar në KLP një ditë më parë dorëheqjen si prokurore e SPAK përmes email.

Më 26 mars, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht caktimin e prokurores Elisabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3-vjeçar pasi kaloi Vettingun. Ajo u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 24 mars, proces të cilin e kaloi me sukses.

Imeraj punuar për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe gushtin e vitit 2018, u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj tirane elisabeta imeraj tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2021, 10:13

VLORË- Dalin pamjet nga momenti i sherrit mes studiuesit Auron Tare, banorëve të zonës së Bënçës dhe përfaqësuesëve të firmës “Erald”, ku është usht...