Aktualitet

Nga i paralizuar në atlet, historia e shkodranit që nuk e mposhti aksidenti (VD)

25 Maj 2019, 16:12 Nga DOSJA
Nga i paralizuar në atlet, historia e shkodranit që nuk e mposhti

SHKODËR- “Më 16 shkurt 2002 kam bërë një aksident të rëndë me biçikletë. Copë-copë u bëra”. Kjo është historia e Irfan Domnorit nga qyteti i Shkodrës, të cilit vite më parë, nga mjekët shqiptare dhe ato të Malit të Zi iu komunikua lajmi i keq se pjesën tjetër të jetës do ta kalonte në karrige me rrota për shkak te paralizës.

Falë vullnetit dhe dëshirës së tij të madhe, përmes shumë vuajtjeve, ai arriti që hap pas hapi t’i rikthehej jetës normale duke çuditur edhe mjekët.

Sot, Domnori jo vetëm që ecën normalisht, por është kthyer në sportist profesionist pasi merr pjesë rregullisht në garat e vrapimit, në maratonat e ndryshme dhe është pjese e grupit të alpinistëve shqiptare.

“Maratona më e mrekullueshme për mua ka qenë maratona e 100 vjetorit të Pavarësisë, ku prej pjesës së Ulqinit kalova një kufi shqiptaro-shqiptar në Murriqan. Më bën përshtypje ajo çfarë shkruan gazeta serbe, se unë jam një terrorist që shkoj për të pushtuar malet e tyre me flamur kuqezi”, shprehet ai.

Në çdo garë brenda dhe jashtë vendit, Domnori ka uniformen e tij të pandryshueshme: veshje kombëtare, plisin dhe flamurin kuqezi.

Marrë nga  Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atleti nga shkodra irfan domnori atleti nga shkodra irfan domnori

Sondazh

Poll