Aktualitet

Krimi perfekt NUK EKZISTON! Historia e eprorit frymëzoi Babis, pasi vrau gruan në sy të foshnjës trilloi GRABITJE, për R

18 Qershor 2021, 09:37 Nga DOSJA
Krimi perfekt NUK EKZISTON! Historia e eprorit frymëzoi Babis, pasi vrau

GREQI– Tashmë u zgjidh misteri i vrasjes së 20-vjeçares me origjinë britanike, e cila u ekzekutua nga bashkëshorti i saj, Babis Anangostopolos. “Edhe krimineli më i keq ka të drejtë të mbrohet. Unë personalisht, nëse do të më afroheshin për të mbrojtur këtë njeri, nuk do ta merrja përsipër, sepse kam disa parime ”, -tha për ANT1 kriminologu, Michalis Dimitrakopulos duke folur për vrasjen tronditëse në Glyka Nera.

Sipas mediave greke, rreth dy javë më parë një dëshmi e ish-trajnerit dhe kolegut të Anagostopolos la të kuptohej që rastet mund të kishin lidhje me njëra-tjetrën pasi dhe ai kishte pësuar një grabitje pothuajse ‘identike’ si e Glyka Nera në 2018.

Dy miqtë dhe pilotët gjetën shumë të përbashkëta në përshkrim, veçanërisht te kreu i bandës. Ai ishte rreth 1.70, me trup, me një qafë të shkurtër dhe një fytyrë të rrumbullakët. Sytë e tij ishin kafe, fliste mirë greqisht, por përmendte edhe fjalë shqip.

Mesa duket kjo histori ishte ‘frymëzimi’ i bashkëshortit vrasës, i cili përshkroi të njëjtat skena si kolegu i tij, duke bërë të besohej se realisht ekziston një bandë e tillë që përveç grabitjeve ekzketukon viktimat pa i’u dridhur qerpiku.

“Që kur ndodhi ky krim i rëndë, ata prej nesh që kanë një lidhje më të lartë me krimin nuk janë bindur nga ky njeri, mënyra se si i akuzuari përshkroi ngjarjen u kuptua që nuk kemi të bëjmë me një grabitje, por ai kopjoi tekstualisht atë që i ndodhi trajnerit të tij 3 vite më parë”- tha Dimitrakopulos.

Siç vuri në dukje kriminologu, “dyshimeve të kësaj çështje, u bënë disa gabime. Policia arriti të zgjidhë rastin me pak informacion. Stimuli më i fortë për ne, kundërvajtësit penalë, ishte heqja e kartës nga kamera e sigurisë, e cila kërkon operacion, ndërsa grabitësit dhe hajdutët zakonisht ndërpresin rrymën ose shkatërrojnë kamerën. Megjithatë, nuk kishte asnjë gjurmë të vetme.

Lajmi kryesor: Vrau gruan, me foshnjën krah saj! HISTORIA e pilotit Babis, si e stisi grabitjen për të mbuluar krimin e tij. Futi në lojë “shqiptarë” e qante me lot krokodili, ora smart e fundosi

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet babis anangnostopolos michalis dimitrakopulos vrasja e caroline crouch babis anangnostopolos michalis dimitrakopulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll