Aktualitet

18 Qershor 2021, 05:00 Nga DOSJA

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në hyrje të spitalit “Nënë Tereza”. Një mjet është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur drejtuesin e kësaj të fundit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:45, kur mjeti me drejtues personin Xh. H., përplasi motoristin me iniciale M. M., 23 vjeç, që u dërgua në spital.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje për të punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI:

Më datë 17.06.2021, rreth orës 22:45, tek hyrja e spitalit “Nënë Tereza”, mjeti me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. M., 23 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident te spitali nene tereza aksident ne tirane aksident te spitali nene tereza

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Qershor 2021, 19:13

TIRANË– Teksa njerëzit që e donin të vdekur Besmir Haxhinë vazhdojnë të jenë në arrati, SPAK ka hapur dyert e burgut edhe për dy të nënkontraktuar nga grup...