Aktualitet

U mbyll si spital COVID, “Shefqet Ndroqi” i rikthehet normalitetit! Pret pacientët e parë me sëmundje të mushkërive

17 Qershor 2021, 12:07 Nga DOSJA
U mbyll si spital COVID, “Shefqet Ndroqi” i rikthehet normalitetit!

TIRANË– Spitali i Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” i është rikthyer normalitetit, dy javë pasi u mbyll si spital COVID.

Që prej ditës së djeshme, spitali i Sanatoriumit konsiderohet i rikthyer plotësisht në funksion, duke hapur dyert për të sëmurët e parë me sëmundje të mushkërive. Mësohet se Sanatoriumi ka pritur 15 pacientët e parë me sëmundshmëri të ndryshme të pulmonit, të cilët janë shtruar në spitalin e boshatisur prej dy javësh.

Po ashtu, klinika pneumologjike e transferuar në QSUT që prej nisjes së pandemisë do të vijojë të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit qershor në ambientet e ish-spitalit Covid-3.

Spitali “Shefqet Ndroqi” u mbyll dy javë më parë si spital COVID, për shkak të uljes së rasteve me koronavirus.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shefqet ndroqi shefqet ndroqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Qershor 2021, 11:33

SHKODËR–Në krye të Inspektoriatit të Territorit në Shkodër është emëruar ditën e sotme Serdar Hoxha. I emëruari sot në krye të IKMT-së, Serdar Hoxha ka qen...