Shtyhet seanca për Nevaldo Hajdaraj/ Mungon avokati i plagosur dy javë më parë, Adriatik Cama
17 Qershor 2021, 11:53Nga DOSJA
TIRANË– Seanca për mbrojtjen e Nevaldo Hajdarajt i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës në 8 dhjetor të 2020, është shtyrë.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatit Adriatik Cama i cili mbeti i plagosur dy javë më parë, në ngjarjen ku humbi jetën Kudret Saliaj.
Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi 20 vite burg për Hajdarajn, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar që është kërkuar nga i pandehuri, dënimi i aplikuar nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë llogaritet në 13 vite e 4 muaj burg.
Si ndodhi vrasja?
Më 8 dhjetor 2020, në kulmin e pandemisë COVID19 në Shqipëri, pas mesnatës, në zonën e Laprakës, polici i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun Klodian Rasha, pasi ky i fundit nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Hajdaraj u arrestua menjëherë dhe ndaj tij nisi procesi i gjykimit, ndërkohë që vrasja hapi një valë zemërimi ndaj qeverisë dhe ish-ministrit të asaj kohe, Sandër Lleshaj. Për ditë me radhë, qindra të rinj, pa lidhje me partitë politike protestuan dhe kërkuan dorëheqjen e Lleshajt, e cila erdhi disa ditë pasi përplasjet degjeneruan në shkatërrim dhe revoltë masive nëpër rrugët e Tiranës.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një 45-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Interpol inga Italia drejt vendit tonë.Policia nj...
Aktualitet17 Qershor 2021, 11:33
SHKODËR–Në krye të Inspektoriatit të Territorit në Shkodër është emëruar ditën e sotme Serdar Hoxha. I emëruari sot në krye të IKMT-së, Serdar Hoxha ka qen...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës kërkon zgjatje të afatit të hetimit për Sebastian Malin dhe Viktor Markun, të cilët janë nën akuzë për vrasje me paramendim të...
TIRANË– Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Morinë pasi po tentonte që të kalonte me dokumenta të falsifikuar. Gjatë kontrollit në valixh...
VLORË– Vëllai i Edison Begajt ka treguar detaje lidhur me jetën e të vëllai dhe porositë e tij nga spitali ku edhe ruhet nga efektivë të Policisë së Shteti...
SHKODËR– Drejtori i IKMT në Shkodër, Ilir Niklekaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra.Në vend të tij është emëruar Serdar Hoxha i cili do të drejtojë iKM...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka nisur sot seancën për të shqyrtuar padinë e disa partive politike kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për mënyrën e përfit...
TIRANË– Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u shpreh ditën e sotme se BE është në luftë kundër trafikimit të qënieve njerëzore. Gjatë fjalës së tij ...