Sport

Gjeramanët e kapin me ushqimin, ndryshojnë dietën për fitore

17 Qershor 2021, 08:50 Nga DOSJA
Gjeramanët e kapin me ushqimin, ndryshojnë dietën për fitore

GJERMANI – Lojtarët e Gjermanisë mund të heqin dorë nga dieta e tyre e shëndetshme dhe do të trajtohen me peshk dhe patate të skuqura, nëse arrijnë në finalen e Euro 2020.

Shefi i ekipit, Anton Schmaus, theksoi sot për “Mittelbayerische Zeitung”, se ai është gati të bëjë një përjashtim të tillë.

“Londra nuk është vetëm vendi i gjysmëfinales, por edhe i finales. Nëse arrijmë aty do të ketë peshk edhe patate të skuqura për të festuar ditën, që nuk është një pjatë tipike e sportistëve”,- theksoi Schmaus.

Schmaus ka gatuar për ekipin gjerman katër vitet e fundit dhe beson se Manuel Neuer ka një shans real për të fituar një pjatë jo të shëndetshme.

“Unë besoj fort se Gjermania mund të bëhet kampione e Europës. Ekipi ka një potencial të madh. Ne nuk jemi ndër favoritët kryesorë këtë vit, por kjo mund të jetë përparësia thelbësore”,– tha Schmaus.

Gjermania përballet me një fazë të vështirë në grupe, duke filluar me kampionët e botës, Francën. Kundërshtarët e tjerë të tyre janë mbajtësit e titullit, Portugalia dhe Hungaria.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 17 Qershor 2021, 08:59

Gattuso e mbyll pa e filluar akoma me Fiorentinën

ITALI – Gennaro Gattuso u afrua te Fiorentina menjëherë pasi mbylli aventurën e tij me Napolin. Për vjollcët ishte një entuziazëm i madh që kishin marrë një si ...