Sport

Mancini: “E merituam. Italia luan për të fituar çdo ndeshje”

16 Qershor 2021, 22:08 Nga DOSJA
Mancini: “E merituam. Italia luan për të fituar çdo

ITALI – Skuadra “azurre” mori fitore e dytë radhazi në grupin A me rezultatin 3-0. Pasi kanë mundur Turqinë, në ditën e hapjes së “Euro2020”, sonte, po në “Olimpico” të Romës, Italia ka mundur edhe Zvicrën. Manuel Locatelli dy herë dhe Ciro Immobile, ishin ata që shënuan golat, duke bërë që Italia të jetë skuadra e parë që kualifikohet në mesin e 16-të më të mirave.

“Zvicra është një skuadër e fortë, ne e dinim se do të ishte një lojë e vështirë dhe ishte. Ne kishim rastet, mund të kishim shënuar më herët, por e merituam në fund. Ne po luftonim që në minutat e para, por më pas bëmë presion lart dhe i detyruam të bëjnë gabime,”- është shprehur për mediat pas ndeshjes, trajneri Mancini.

“Djemtë luajtën vërtet mirë, nuk ishte e lehtë, ndeshja e tyre në pesë ditë. Ne e ndryshuam sistemin për të marrë frymë, pasi ishim të lodhur dhe duhej të bënim disa rregullime”,- tha ai. Giorgio Chiellini u dëmtua në pjesën e parë, pas një problemi në këmbën e majtë. “Ne do të shohim nesër dhe shpresojmë të mos jetë asgjë serioze”,- deklaroi Mancini.

Ndeshja e tretë e grupit A, ndaj Uellsit do të vendosë fituesin e grupit, por Mancini siguron që edhe në atë ndeshje do të luajnë për fitore. “Ne luajmë për të fituar çdo ndeshje dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne ua kushtojmë këtë fitore të gjithë italianëve që vuajnë këto kohë”,- ka thënë ndër të tjera trajneri i kombëtares “azzurra”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “olimpico” ciro immobile edhe zvicrën euro2020 manuel locatelli skuadra “azurre” “olimpico” ciro immobile edhe zvicrën euro2020 manuel locatelli skuadra “azurre”

Sondazh

Poll