Sport

Trajneri Angelovski: “Ukraina, një finale për ne. Synojmë ta kalojmë grupin”

16 Qershor 2021, 21:20 Nga DOSJA
Trajneri Angelovski: “Ukraina, një finale për ne. Synojmë

RUMANI – Trajneri i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, ka thënë se futbollistët e tij janë të gatshëm për të treguar vlerat e tyre. Ai, në konferencën për media të mërkurën, është shprehur se Maqedonia e Veriut i ka cilësitë e nevojshme për të kaluar në fazën e grupeve.

Maqedonia e Veriut, pjesë e së cilës janë edhe gjashtë futbollistët shqiptarë, të enjten në orën 15:00, do të luajë ndeshjen e dytë në Bukuresht kundër Ukrainës. Në grupin C bëjnë pjesë edhe me Austria dhe Holanda. Maqedonia humbi ndeshjen e parë 3-1 ndaj Austrisë, ndërsa Ukraina pësoi disfatë 3-2 nga Holanda.

“E kemi lënë pas nesh ndeshjen ndaj Austrisë, duke nxjerrë mësime pozitive. Tani na pret ndeshja ndaj Ukrainës, e cila është si një finale për ne në këtë Europian, ku ne synojmë ta kalojmë grupin. Nuk kemi hequr dorë nga ky qëllim”,- ka deklaruar Angelovski.

Pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, janë edhe futbollistët shqiptarët Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Egzon Bejtullai, Visar Musliu dhe Ferhan Hasani.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport austria grupin c holanda igor angelovski trajneri i kombëtares së maqedonisë së veriut austria grupin c holanda igor angelovski trajneri i kombëtares së maqedonisë së veriut

Sondazh

Poll