Sport

Gattuso e mbyll pa e filluar akoma me Fiorentinën

17 Qershor 2021, 08:59 Nga DOSJA

ITALI – Gennaro Gattuso u afrua te Fiorentina menjëherë pasi mbylli aventurën e tij me Napolin. Për vjollcët ishte një entuziazëm i madh që kishin marrë një si Gattuso.

Por, së fundmi mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit nga Firence ka pasur përplasje sa i përket merkatos. Gattuso ka këmbëngulur te drejtuesit për të afruar dy futbollistë që përfaqësohen nga menaxheri i tij.

Fjala është për Oliviera të Portos dhe Guedes, sulmuesit të Valencias. Megjithatë, drejtuesit vjollcë nuk kanë mbyllur ende tratativat, ndërsa nuk iu ka pëlqyer këmbëngulja e Gattusos.

Kështu, me kontratën mes trajnerit dhe klubit që nuk ishte depozituar ende në Federatë, erdhi si surprizë edhe largimi i Gattusos, ende pa zhvilluar një ndeshje në krye të Fiorentinës.

Ndërkohë, kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë për zëvendësimin e trajnerit në stolin vacant të skuadrës “vjollcë”. Rudi Garcia duket se është në “pol”, por Claudio Ranieri, Walter Mazzarri dhe Beppe Iachini janë gjithashtu në garë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll