Sport

Depay i jep fund thashethemeve, “zyrtarizon” kalimin te Barcelona

17 Qershor 2021, 05:02 Nga DOSJA

HOLANDE – Gjithçka ka përfunduar, mbetet thjeshtë zyrtarizimi. Sulmuesi holandez, Memphis Depay, teksa doli në konferencën për shtyp të fliste për ndeshjen e ndaj Austrisë, nuk iu shmang pyetjes rreth të ardhmes së tij dhe tratativave me Barcelonën.

“Të gjithë e dinë se unë kam qenë në bisedime me Barcelonën prej kohësh dhe dua të luaj për Ronald Koeman. Prisni sepse lajmet do të vijnë. Të gjithë e dinë se jemi në bisedime dhe së shpejti do të kemi lajme në këtë drejtim. Duhet të presim, por po ju them se së shpejti do ketë diçka përfundimtare”,- u shpreh Depay.

Para pak ditësh, në dyqanin on-line të Barcelonës figuronte edhe fanella e Memphis Depay. Mediat spanjolle raportojnë se është mbyllur gjithçka çka e tregoi edhe vetë sulmuesi holandez, i cili në fjalët e tij nuk la vend për dyshime.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelonën memphis depay ronald koeman barcelonën memphis depay ronald koeman

Sondazh

Poll