Sport

Zyrtare: Sergio Ramos, gati t’i japë lamtumirën Real Madridit!

16 Qershor 2021, 21:42 Nga DOSJA

SPANJE – Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, nesër zyrtarisht do të njoftojë se do të largohet nga klubi “los blancos”, dy javë para se kontrata e tij të mbyllet. 35-vjeçari Ramos në konferencë për shtyp, së bashku me presidentin Florentino Perezin, do të njoftojë vendimin e tij, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor me klubin madrilen.

Mbrojtësi legjendar dhe Real Madridi nuk kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës midis tyre. Drejtuesit “los blancos” i ofruan Ramosit një marrëveshje një-vjeçare me një ulje prej 10 për qind të pages, ndërkohë që kapiteni kërkonte të paktën një kontratë dy -vjeçare, gjë për të cilën që nuk ishte i gatshëm presidenti Florentino Perez.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 35-vjeçari presidentin florentino perezin real madridi sergio ramos 35-vjeçari presidentin florentino perezin real madridi sergio ramos

Sondazh

Poll