Aktualitet

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, në pranga dy vrasësit me pagesë! Dumani u premtoi shumë “lekë”, por njër

17 Qershor 2021, 06:25 Nga DOSJA
Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, në pranga dy

DURRËS– “Vazhdimi” çon në pranga Besian Xhixhën dhe Enver Divën, dy prej bashkëpunëtorëve në vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Aksioni i forcave speciale të RENEA-s në zonën e Durrësit ka sjellë prangosjen e dy njerëzve që kishin dijeni të plotë lidhur me atentatin ndaj Besmir dhe Viktor Haxhisë, por që nuk kishin marrë asnjë masë që ta parandalonin.

Në fakt, duhet të ishin ata që do të tërhiqnin këmbëzën por pandemia e koronavirusit ua ndaloi. Ishte Enver Diva, ai u infektua nga pandemia COVID-19. Madje, tre ditë para se të ndodhte vrasja, doli në TV dhe me mikrofon në dorë ankohej se nuk kishte të hante dhe se nuk i rimbursoheshin ilaçet.

Kështu që Talo Çela nuk e la çështjen pas dore duke mos e shtyrë për asnjë ditë atentatin e planifikuar. Duke qënë se njerëzit e kontaktuar nga Nuredin Dumani, e lanë në baltë, Çela kontaktoi me të tjerë, më konkretisht Klevis Allën dhe Altin Ndocin. Të gjithë bashkë, i kanë zënë pritë dy vëllezërve për t’u marrë jetën me breshëri kallashnikovi, pikërisht brenda automjetit të tyre. 

Dy të prangosurit Besian Xhixha dhe Enver Diva janë vënë nën akuzë për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, ndërsa në mungesë, Gjykata e Posaçme (GJKKO) i ka vendosur masën “arrest me burg”. 

SI U ZBARDH SKEMA E NGJARJES?

Për këtë kanë ndihmuar të penduarit, të cilët nga pas hekurave kanë treguar gjithçka dinin, duke saktësuar se vrasja ka ndodhur për 4.6 milionë eurot që u grabitën në Rinas disa vite më parë. Një pjesë e parave që u grabitën në Rinas, u ishin lënë dy vëllezërve Haxhia që t’i mbanin. Në momentin që Çela dhe Dumani kanë shkuar të marrin paratë e lëna, sipas Ndocit, Besmiri dhe Viktori janë justifikuar, duke thënë se paratë ua kishin grabitur në servis dhe se nuk kishin asnjë informacion. Kaq ka mjaftuar për të vendosur ekzekutimin e tyre nga dyshja Çela-Dumani. 

Si ndodhi vrasja e dy vëllezërve?

Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan më 27 prill 2020 brenda makinës së tyre, të llojit “Voklsëagen”, me 55 plumba, tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyrin. Ngjarja ka ndodhur vetëm një kilometër larg zonës ku janë vrarë më 2 mars të të njëjtit vit dy të rinjtë, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besian xhixha besmir haxhia enver diva viktor haxhia besian xhixha besmir haxhia enver diva viktor haxhia

Sondazh

Poll