Sport

VIDEO/Turqia pothuaj jashtë turneut para syve të Erdogan, Uellsi shkëlqen me Ramsey e Bale

16 Qershor 2021, 17:54 Nga DOSJA
VIDEO/Turqia pothuaj jashtë turneut para syve të Erdogan, Uellsi

EUROPË– Turqia dështon edhe në testin e dytë në Europian, pasi u mposht me rezultatin 2-0 nga Uellsi dhe tani ka komplikuar totalisht misionin për të kaluar grupin dhe tani komplikon totalisht misionin për të vijuar aventurën edhe përtej fazës së grupeve. Një takim që nisi keq që në minutën e 42′ kur Ramsey gjeti golin e avantazhit. Në pjesën e dytë Uellsi kishte mundësinë të dyfishonte shifrat kur në minutën e 61-të Gareth Bale pati mundësinë të mbyllë llogaritë.

Ylli i Uellsit fitoi një penallti në limitet e zonës së rreptësisë, të cilën mori përsipër ta ekzekutojë vetë, por goditja ishte shumë e gabuar dhe topi përfundoi në tribunë. Pavarësisht këtij momenti, uellsianët shënuan golin e dytë aty ku Bale bëri gjithçka mirë dhe shërbeu për Roberts, që gjuajti saktë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Pas dy ndeshjeve të para, Turqia mbetet në kuotën e 0 pikëve dhe me një golavarazh -5, ndaj kalimi i grupit duket një mision i pamundur, ndërsa rriten shpresat te Uellsi, që tani e sheh veten në kuotën e 4 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 turqia uells euro 2020 turqia uells

Sondazh

Poll

Sport 16 Qershor 2021, 11:05

Armando Broja kandidat për trofeun prestigjoz

ITALI – Tuttosport, si çdo vit, pritet të japë çmimin “Golden Boy” për lojtarin më të talentuar dhe tashmë janë publikuar 100 kandidatët.Mes...