Sport

SURPRIZE! Rafa Benitez në prag të marrëveshjes shokuese për t’u ulur në pankinën e Evertonit, në vendin e lënë bosh n

16 Qershor 2021, 19:03 Nga DOSJA

ANGLI – Spanjolli, 61 vjeç, së fundmi trajner i skuadrës Dalia, që luante në kampionatin e Super Leagues kineze. Në janar të këtij viti, Rafa Benitez, ai u largua nga vendi aziatik. Më herët, trajneri Benitez kaloi gjashtë vjet në krye të rivalëve lokalë të Evertonit, duke drejtuar “The Reds”, të cilët arritën të fitonin Champions League në Stamboll më 2005.

Tani ai duket i vendosur të kthehet në Merseyside, vetëm se këtë herë në pjesën e kaltër. Benitez besohet se është afër marrjes së detyrës si trajner i skuadrës në “Goodison Park”. Ai tashmë ka zhvilluar bisedime me bordin e drejtorëve të klubit dhe duket i sigurt se do të zëvendësojë te Everton vendin e lënë bosh nga Carlo Ancelotti.

Pronari i “bluve” të Liverpool, Farhad Moshiri, ka kontaktuar me një numër trajnerësh, që kur lejoi italianin të kalonte te Real Madrid. Gjithsesi, Benitez është përsëri në shtëpinë e tij, në Liverpool, pas qëndrimit të tij në Lindjen e Largët.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport carlo ancelotti champions league everton farhad moshiri rafa benitez the reds carlo ancelotti champions league everton farhad moshiri rafa benitez the reds

Sondazh

Poll