Një tjetër futbollist mund të humbasë “Euro2020”, dërgohet me urgjencë në spital
16 Qershor 2021, 17:02Nga DOSJA
RUSI – Gjatë takimit Finlandë-Rusi, kur po zhvillohej minuta e 26-të e këtij takimi, mbrojtësi i djathtë Mario Fernandez, gjatë një aksioni në sulm, pas një dueli të ashpër ajror, ra keq në tokë. Braziliani i konvertuar në rus, nuk mundi ta vazhdonte më sfidën dhe u largua nga fusha e lojës me ndihmën e stafit mjekësor.
Sipas raportimeve të para, dyshohet se mbrojtësi rus ka dëmtuar shtyllën kurrizore dhe ka shkuar menjëherë në spitalin e Shën Petersburgut, për të kryer ekzaminime më të specializuara. Mbrojtësi i CSKA të Moskës, me gjasa mund ta ketë humbur “Euro2020”, pasi stafi mjekësor shprehet, se futbollisti vështirë se mund të rikuperohet shpejt.
Rusia e fitoni takimin ndaj Finlandës me rezultat minimal 1-0, me golin e realizuar nga Aleksey Miranchuk në minutën e 45+2. Në ndeshjen e radhës, atë të tretën në grupin B, Rusia do të përballet të hënën e 21 qershorit me Danimarkën, në orën 21:00, në “Parken Stadium” të Kopenhagenit.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
RUMANI – Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, nuk e ka komentuar vendimin e UEFA-s, për dënimin me një ndeshje, të futbollistit me prejardhje...
HAITI – Portieri i Haitit ka bërë një gabim të rëndë në ndeshjen që zhvilloi përfaqësuesja e tij përballë asaj të Kanadasë, për eliminatoret e Botërorit t...
RUSI – Rusia ka fituar ndeshjen edytë në grupin B, atë përball Finlandës me shifrat 1-0 duke regjistruar kështu edhe tre pikët e para.Goli për ekipin e drejtuar...
PORT-AU-PRINCE- Portieri i Haitit, José Doverger ka bërë ndoshta një nga gafat më të mëdha në histori në një ndeshje për kualifikueset e Kupës së Botës 2022. Në...
GJERMANI – Dhëmbët në shpinën e Paul Pogba në sfidën mes Francës dhe Gjermanisë mund t’i kushtojnë një ndëshkim Antonio Rudiger, edhe pse mbrojtësi gjerman nuk ...
CEKI – Goli i Patrik Schick ndaj portieri skocez Davd Marshall do të mbahet mend gjatë në historinë e kampionateve europiane dhe jo vetëm. Ajo goditje me ...
RUSI – Ndeshja që fillon në orën 15:00, do të zhvillohet në stadiumin “Gazprom Arena” në Shën Petersburg.Finlanda e filloi “Euro 2020” me fitore, duke arr...