Sport

UEFA e dënon, trajneri Angelovski nuk e komenton dënimin e Arnautoviçit, serbit që shau shqiptarin nga nëna!

16 Qershor 2021, 16:36 Nga DOSJA
UEFA e dënon, trajneri Angelovski nuk e komenton dënimin e

RUMANI – Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, nuk e ka komentuar vendimin e UEFA-s, për dënimin me një ndeshje, të futbollistit me prejardhje serbe Marko Arnautoviç, që e shau me nënë shqiptarin Ezgjan Alioski.

“Unë nuk do ta komentoja pezullimin e Arnautoviçit, ajo çështje u hetua nga UEFA dhe përfundoi me një pezullim. Ne kemi marrë gjërat pozitive nga ndeshja me Austrinë dhe kjo do të duhet të zbatohet edhe në ndeshjen e nesërme”,- ka deklaruar trajneri Angelovski.

Nesër, duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “National Arena” të Bukureshtit, do të luhet takimi Ukrainë-Maqedoni e Veriut, ndeshja e raundit të dytë për grupin C. Në ndeshjet e para, Maqedonia e Veriut u mund 3-1 nga Austria, ndërsa Ukraina gjithashtu mundi 3-2 ndaj Holandës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “national arena” të bukureshtit igor angelovski ukrainë-maqedoni e veriut “national arena” të bukureshtit igor angelovski ukrainë-maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Sport 16 Qershor 2021, 11:05

Armando Broja kandidat për trofeun prestigjoz

ITALI – Tuttosport, si çdo vit, pritet të japë çmimin “Golden Boy” për lojtarin më të talentuar dhe tashmë janë publikuar 100 kandidatët.Mes...