Bota

Komenti i Putin për trazirat në Kapitol, Biden ashpërson gjuhën: Qesharake, në Rusi njerëzit nuk flasin dot lirshëm

16 Qershor 2021, 18:06 Nga DOSJA
Komenti i Putin për trazirat në Kapitol, Biden ashpërson

GJENEVË– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden i ka konsieruar qesharake komentet e homologut të tij Vladimir Putin në lidhje me trazirat e 6 janarit në Kapitol.

Pasi Putin tha se një gjë e tillë nuk do të donte të ndodhte në Rusi, Biden shtoi se ky krahasim ishte mjaft qesharak. Ai kujtoi protestuesit në Rusi dhe tha se njerëzit në atë vend, nuk flasin lirshëm.

“Qesharake, një krahasim qesharak. Nga njëra anë, kemi “kriminelë” që përpiqen të kapin Kapitolin e SHBA. Në Rusi, ka njerëz që kundërshtojnë paqësisht, por nuk lejohen të flasin lirshëm. Mjaft qesharake,”- tha Biden.

LAJM KRYESOR: Tre orë e gjysmë bisedime! Putin u takua me Biden në Gjenevë, presidentët diskutuan ‘çështje të nxehta’ në një bisedë konstruktive, firmoset deklarata e përbashkët mbi stabilitetin

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden takimi biden-putin vladimir putin joe biden takimi biden-putin vladimir putin

Sondazh

Poll