Aktualitet

Çështja e Teatrit në Kushtetuese, flet përfaqësuesja e Kryeministrisë: Godina nuk ka vlerë kulturore, GJK u vu në lëviz

16 Qershor 2021, 16:45 Nga DOSJA
Çështja e Teatrit në Kushtetuese, flet përfaqësuesja

TIRANË– Përfaqësuesja e Kryeministrisë Elira Kokona është shprehur se godina e Teatrit Kombëtar nuk ka pasur asnjë vlerë kulturore. E pranishme në seancën e mbajtur në Gjykatën Kushtetuese, Kokona mësohet të ketë thënë se GJK-ja po vihet në lëvizje vetëm nga një kërkesë e Presidencës. 

Sips Kokonës është UNESCO që e përcakton nëse një vepër është trashëgimi kulturore botërore dhe jo Europa Nostra, të cilin e vlerësoi si një institucion të thjeshtë privat. 

“Vlera kulturore në këtë vend nuk ekziston. Godina për të cilën jemi mbledhur nuk është çështje kushtetuese. Godina e Teatrit nuk ka pasur vlerë kulturore. Europa Nostra është një institucion privat. Kjo nuk është objekti i një gjykimi kushtetues. I kërkoj Gjykatës Kushtetuese të rrëzojë kërkesat e ngritura nga Presidenca. A mundet Gjykata Kushtetuese të vihet në lëvizje për një pronë nga Presidenca? UNESCO e përcakton nëse një vepër është trashëgimi kulturore botërore,”- tha Kokona.

LAJM KRYESOR: Shembja e Teatrit/ Mbahet për 12 orë seanca e tretë në “Kushtetuese”, trupa tërhiqet për vendim. Dervishaj: Kuvendi s’ka rivlerësuar konstatimet e Presidentit. Kokona: Godina s’ka vlera kulturore. Kalaja: Kam besim

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elira kokona gjykata kushtetuese shembja e teatrit kombëtar elira kokona gjykata kushtetuese shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll