Aktualitet

SHBA dhuron 1 mln dollarë pajisje mjekësore për vendin tonë, Yuri Kim: Ne përkujdesemi për popullim shqiptar

16 Qershor 2021, 15:56 Nga DOSJA
SHBA dhuron 1 mln dollarë pajisje mjekësore për vendin tonë,

TIRANË–  Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara i ka dhuruar vendit tonë 1 mln dollar pajisje mjekësore kundër COVID-19, për spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

Lajmin e ka dhënë ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila ka deklaruar se SHBA përkujdeset për popullin shqiptar duke kujtuar edhe një citim nga sekretari Baker disa vite më parë.

Kur dikush të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacient të shtrihet në një prej atyre krevatëve, kur një ekspert të lexojë një prej atyre ekranëve, shpresoj të kujtohen thellë në zemrat e tyre, se populli amerikan përkujdeset. Ne përkujdesemi shumë për popullin shqiptar. Dhe ashtu siç ka thënë edhe Sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë, ‘ju ishit me ne dhe ne jemi me ju’.”

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në ceremoninë e dhurimit nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara të pothuajse 1 milionë dollar pajisje mjekësore kundër COVID-19 për spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Pajisjet e dhuruara përfshijnë shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e reanimacionit, respiratorë, aparat grafie, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 1 mln dollare paisje mjekesore nga shba yuri kim 1 mln dollare paisje mjekesore nga shba yuri kim

Sondazh

Poll