Aktualitet

BILANCI i 24 orëve: Regjistrohen 7 raste me Covid-19, asnjë viktimë në Shqipëri

16 Qershor 2021, 15:13 Nga DOSJA
BILANCI i 24 orëve: Regjistrohen 7 raste me Covid-19, asnjë

TIRANË– 2 mijë e 454 viktima, 134 raste aktivë dhe 129 mijë e 888 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë në vend. Në 24 orët e fundit janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (16 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,962

Testime totale 765,938
Raste pozitive 132,476
Raste të shëruara 129,888
Raste Aktive 134
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 41
Berat 15
Durrës 11
Lezhë 6
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll