Aktualitet

Investimet dhe ndikimi turk në Shqipëri! “31 minuta” sjell vëzhtrimin kritik mbi ‘prurjet’ e Erdogan: Motivohet nga n

16 Qershor 2021, 16:20 Nga DOSJA
Investimet dhe ndikimi turk në Shqipëri! “31 minuta” sjell

TIRANË– Emisioni në RTSH “31 minuta” do të sjellë mbrëmjen e sotme një vështrim mbi ndikimin dhe investimin turk në Shqipëri. Në orën 18:55, do të transmetohet episodi i “31 minuta” në Rtsh1HD në lidhje me investimet turke që kohët e fundit po mbërthejnë Shqipërinë.

Por, si e komentojnë ekspertët e ekonomisë ndikimin turk në Shqipëri?

Zef Preçi thotë se duhet ta pranojmë që vendet e vogla, nëse nuk kanë institucione të konsoliduara, veprimtari të tyren, të mbështetur në transparencë, legjitimitet, konsensus të gjerë etj., në thelb janë gjithmonë të humbura në këto lloj marrëdhëniesh.

Domethënë, reciprociteti në këtë rast nuk funksionon. Ndërkohë, ngritja e këtyre mekanizmave më shumë shërben për të justifikuar ecejaket e drejtuesve politikë dhe interesa të tjera të ndikimit të tyre dhe njëkohësisht të dyja palët i përdorin për interesa të brendshme politike.

Sipas “31 minuta”, në qoftë se qeveria turke motivohet nga neo-otomanizmi, (ideologjia politike turke që promovon një angazhim më të madh politik të Turqisë brenda rajoneve që më parë ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, shtetit para-ardhës), në rastin e drejtuesve shqiptarë kjo shihet në dy drejtime.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për vitin 2020, Turqia u rendit investitori i pestë më i madh në vend, duke lënë prapa vende si Greqia dhe Austria, të cilat kanë qenë investitor të rëndësishëm të Shqipërisë në këto 30 vite. Investimet turke në Shqipëri janë të përhapura në disa nga sektorët më kyç të ekonomisë shqiptare; ato janë në energjitikë, në sektorin bankar, në industrinë e hekurit e çelikut, telekomunikacionit, industrinë e aviacionit, etj.

Ndonëse në parim Turqia shihet si një partner ekonomik, natyral në Shqipëri, disa mendojnë se ndryshe nga vendet e tjera investimet turke kanë disa veçori. Për më shumë na mbetet të presim të ndjekim emisionin.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet investimet e turqise ne shqiperi ndikimi turk ne shqiperi investimet e turqise ne shqiperi ndikimi turk ne shqiperi

Sondazh

Poll