Aktualitet

Mori vesh lidhjen intime me të motrën, dënohet me 10 vite burg Martin Skëndaj, ish-efektivi që vrau Manol Rapajn dhe Elis K

16 Qershor 2021, 14:23 Nga DOSJA
Mori vesh lidhjen intime me të motrën, dënohet me 10 vite burg

FIER– Martin Skëndaj, ish-efektivi i burgut të Fierit që vrau Manol Rapajn dhe Elis Kapajn, ngjarje e ndodhur më 17 dhjetor të vitit 2019, është dënuar me 10 vite burg. Mësohet se vendimo është marrë sot nga Gjykata e Fierit. OraNeës shkruan se Skëndaj u shpall fajtor për akuzën e “Vrasjes së kryer në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”.

Fillimisht gjyqtari Piro Sota deklaroi fajtor dhe dënoi fillimisht me 15 vjet heqje lirie Skëndaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim u reduktua përfundimisht në 10 vite burgim. Në dokumentin e gjykatës thuhet se më 17 dhjetor 2019 efektivi i policisë së burgjeve, Martin Skëndaj, është goditur fillimisht me levë hekuri nga Elis Kapaj, sapo ai ka dalë nga ambulanca e Patosit dhe si pasojë e kësaj goditje, Skëndaj ka marrë dëmtime në kokë dhe i janë thyer tre gishta të dorës së djathtë.

Për më tepër, Skëndaj ka vijuar të goditet me grushta nga dy kushërinjtë, veprime të cilat kanë detyruar efektivin e policisë së burgjeve Martin Skëndaj që të nxjerë armën e shërbimit, një pistoletë “Glock” dhe të hapi zjarr. Skëndaj ka qëlluar plot 13 herë drejt Elis Kapajt, i cili po e qëllonte me levë hekuri.

Nga këto goditje, Kapaj ka mbetur i vdekur në vend. Ndërsa më pas ka vijuar me armë në dorë të ndjekë Manol Rapajn, të cilin e ka qëlluar për vdekje.  Pas këtij moment autori ka qëndruar në vendgjarje, duke hedhur armën luftarake dhe i ka kërkuar një mjeku të Qëndrës Spitalore, që të njoftonte policinë.

Shkak i kësaj ngjarje të rëndë që solli dy viktima në Patos, ka ardhur pas një sherri mes familjeteve të protagonistëve. Martin Skëndaj dhe babai i tij, Aleksandër Skëndaj ishin konfliktuar me Manol Rapajn, pasi ky i fundit kishte krijuar një raport intime me motrën e Skëndajt. Si paosojë e kësaj lidhje intime, motra e Martinit ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj. Ngjarja u mor vesh nga familjarët se vëllai e babai i saj u përballën me Rapajn.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elis kapaj manol rapaj martin skendaj elis kapaj manol rapaj martin skendaj

Sondazh

Poll