Bota

Franca lehtëson masat anti-Covid, heq shtet-rrethimin dhe mbajtjen e detyrueshme të maskave  

16 Qershor 2021, 12:54 Nga DOSJA
Franca lehtëson masat anti-Covid, heq shtet-rrethimin dhe mbajtjen e

FRANCË- Franca pritet të lehtësojë masat anti-Covid. The Guardian shkruan para datës 20 qershor Franca do t’i japë fund detyrimit për të mbajtur maska ​​në ambientet e jashtme si dhe pritet që të heqin orën policore.

Kryeministri Jean Castex tha se kërkesa për njerëzit që të mbajnë maska ​​jashtë do të hiqet nga dita e enjtja, me disa përjashtime, ndërsa shtetrrethimi i orës 23:00 do të përfundojë në 20 qershor .

“Situata shëndetësore e vendit tonë po përmirësohet më shpejt sesa prisnim,” tha Castex.

Deri tani në Francë janë dhënë 44,3 milion doza vaksinash, ndërsa 14,4milion  persona kanë marrë dozat e plota.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid ne france jean castex covid ne france jean castex

Sondazh

Poll