Bota

Pyetet nëse duhet t’i besohet BE-së për liberalizimin e vizave, Lajçak: Nëse nuk besoni te ne shkoni diku tjetër

16 Qershor 2021, 12:37 Nga DOSJA
Pyetet nëse duhet t’i besohet BE-së për liberalizimin e

BRUKSEL- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirolsav Lajçak është pyetur se përse liderët e Ballkanit Perëndimor duhet t’i besojnë BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, teksa ajo nuk po i mban premtimet e tyre.

“E pyeta Lajçakun se pse liderët e Ballkanit Perëndimor duhet t’iu besojnë premtimeve të BE-së, përderisa BE-ja ka dështuar që të liberalizojë vizat për Kosovën dhe të nisë bisedimet për pranimin e Maqedonisë së Veriut” tha hulumtuesi në Forumin Ballkanik,  Samir Behariç.

Lajçak është shprehur se është bërë trend që BE-ja të kritikohet, por Kosova fillimisht duhet të shkojnë të kërkojnë pajtim me shtetet e tjera.

“Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër. Është bërë trend që të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por se liderët e Kosovës duhet të shkojnë të kërkojnë pajtim në shtetet që po e bllokojnë lirinë e lëvizjes”, tha Lajçak.

I asked @MiroslavLajcak why should the #WesternBalkan leaders trust the EU promises, taking into account the EU failed to deliver visa liberalisation to #Kosovo and accession talks with #NorthMacedonia.

His reply was abhorrent: “If you don’t trust the EU, go somewhere else.” 1/ pic.twitter.com/DKIPpnmwEP

— Samir Beharić (@SamBeharic) June 16, 2021

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mirolsav lajçak samir behariç mirolsav lajçak samir behariç

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2021, 11:27

Nis samiti në Gjenevë, takohet Putin me Biden

GJENEVË- Takimi mes Presidetntit Joe Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin ka nisur.Ata janë pritur të dy nga Presidenti zvicerian Guy Parmelin, me...