Bota

Daniel Serwer parashikon zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë: SHBA dhe Britani kishin armiqësi për 100 vite, tashmë kultivoj

16 Qershor 2021, 12:30 Nga DOSJA
Daniel Serwer parashikon zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë: SHBA dhe

SHBA-Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, vlerëson se takimi i Brukselit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit  serb, Aleksandar Vuçiç, është një sinjal pozitiv dhe se nga biseda e tyre e parë nuk duhej të kishte pritje të mëdha. Ai tha se një marrëveshje midis dy shteteve mund të arrihet brenda disa muajsh.

Në të njëjtën kohë eksperti dhe profesori amerikan i Universitetit “John Hopkins” në Washington, potencon se gjatë takimit të Kurti-Vuçiç nuk ka vënë re detaje që do të tregonin se një zgjidhje e mosmarrëveshjes së të dy palëve është e mundur brenda disa muajsh.

Serëer tha se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen duke i krahasuar me marrëdhëniet e SHBA dhe Britanisë të cilat kishin pakënaqësi më njëra tjetren për rreth 100 vite por tashmë marrëdhëniet e tyre janë shumë të mira.

“Është për t’u lavdëruar ajo që ndodhi, por nuk është mirë që ata duhet të flasin për njëri-tjetrin në një kontekst negativ. Kjo nuk kontribuon rezultatit përfundimtar, për çfarë do të duhej ata të ndryshojnë. Dialogu vazhdoi dhe ky ishte një takim brenda këtij procesi. Albin Kurti nuk ishte i përfshirë më parë në procesin me të cilin po përpiqet të njihet dhe të përcaktojë se si idetë e tij përshtaten në kontekst. Për presidentin Vuçiq, kjo është një histori e gjatë. E konsideron jetike për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian – një rrugë që është shumë e ngadaltë. Unë nuk e kundërshtoj marrëveshjen dhe jam shumë pro saj. Por Presidenti Vuçiç e ka bërë të qartë se ai nuk është i gatshëm të ndërmarrë hapa të guximshëm, siç është njohja e pavarësisë së Kosovës para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Serbi. Unë e marr seriozisht. Ai e ka bërë këtë plotësisht të qartë. Kur bëhet fjalë për Albin Kurti – këtu ka disa pyetje. Çfarë mund të presë të fitojë nga e gjithë kjo? Do ta shtrojë këtë pyetje dhe do të kërkojë një përgjigje adekuate për të. Pak kujt mund t’i kujtohet, por Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe ishin në marrëdhënie të këqija për gati njëqind vjet pas lëvizjes revolucionare në Amerikë. Sot, konsiderohet se ato kultivojnë një nga miqësitë më të forta në botë. Sigurisht, se kjo [çështja mes Kosovës dhe Serbisë] do të zgjidhet. Mendoj se shumë gjëra duhet të ndodhin para se arrihet deri te marrëveshja. Këtu veçmas mendoj në pranimin e Beogradit se e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën. Bëhet fjalë një humbje që nuk duhet të jetë e përhershme në kuptimin që në kufijtë e saj mund të fitojë miq. Ky do të jetë një plus i madh. Nuk pres kurrë më që Beogradi ta administrojë përsëri Kosovën. Për këtë nuk mund të flitet, por mendoj se ata mund të jenë vende miqësore dhe shpresoj kështu. Nuk ka asnjë logjikë që mes tyre të ketë konflikt diplomatik ose ushtarake”, thotë Serwer, duke shtuar se kjo nuk është në interesin e dy palëve [Kosovës dhe Serbisë].

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota albin kurti aleksandar vucic daniel serwer albin kurti aleksandar vucic daniel serwer

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2021, 11:27

Nis samiti në Gjenevë, takohet Putin me Biden

GJENEVË- Takimi mes Presidetntit Joe Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin ka nisur.Ata janë pritur të dy nga Presidenti zvicerian Guy Parmelin, me...