Politike

KËRKESA/ Dritan Leli e bojktoi një ditë më parë, Këshilltarët Bashkiak kërkojnë sërish mbledhje: Ka tejkaluar kompeten

16 Qershor 2021, 12:34 Nga DOSJA
KËRKESA/ Dritan Leli e bojktoi një ditë më parë,

VLORË– Këshilli Bashkiak i Vlorës ka dorëzuar një kërkesë për mbledhje jashtë radhe me kryebashkiakun Dritan Leli, të cilit i kërkojnë ballafaqim për punën e bërë në krye të këtij institucioni.

Me anë të një shkrese urgjente drejtuar kryetares së këshillit Bashkiak Migena Balla, këshilltarët e Vlorës të kryesuar nga Anduel Tahiraj propozojnë një tjetër mbledhje në ambientet e Teatrit Petro Marku, në datën 22 qershor. Në kërkesën e tyre, thuhet se Leli ka tejkaluar kompetencat.

Ditën e djeshme, kryebashkiaku Dritan Leli zhvilloi një takim me drejtorët e drejtorive të Bashkisë Vlorë, online, në mungesë të këshilltarëve të cilët kishin planifikuar t’i bënin gjyq publik. Leli e shmangu me “procedurë” mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohej ditën e djeshme në orën 10:00 në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, pasi sipas tij duhen respektuar masat anti-COVID.

Por çfarë ka ndodhur mes anëtarëve dhe Dritan Lelit?

Pak ditë më parë, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës, kërkuan një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”,-është mesazhi që kryesocialisti iu dërgoi vlonjatëve në fushatë, ndërsa pas fitores e quajti Lelin “të vdekurin e bashkisë”.

(k.m;kle.mu/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli mbledhja e keshillit bashkiak te vlores dritan leli mbledhja e keshillit bashkiak te vlores

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2021, 10:39

SHKODËR– Kryebashkiakja e Shkodër, Voltana Ademi ka dërguar në Gjykatën e Tiranës zgjedhjet e Pjerin Ndreut si kryetar të Shoqatës së Bashkive, ku kërkon s...