Aktualitet

Aksion për lojërat e paligjshme të fatit, Policia e Vlorës zbret në terren për të dytën ditë, shënjestron ‘problemat

15 Qershor 2021, 16:51 Nga DOSJA
Aksion për lojërat e paligjshme të fatit, Policia e Vlorës

VLORË–  Qyteti bregdetar i Vlorës është mbushur edhe sot nga uniformat e Policisë. Këtë herë në terren ka zbritur Policia e Vlorës e cila po zhvillon një aksion kundër lojërave të fatit. Mësohet se uniformat blu kanë zbuluar pesë ambiente me makineri të cilat janë sekuestruar.

Ambientet në  fjalë menaxhoheshin nga persona me precedentë penalë, të cilët janë shoqëruar në komisariatin e Policisë së Vlorës për tu marrë në pyetje. Kontrolle po ushtrohen kontrolle edhe në biznese që dyshohet se janë kthyer në ‘fole’ për personat ‘problematikë’ që qarkullojnë me armë zjarri.

Ky aksion vjen një ditë pas operacionit të zhvilluar nga forcat RENEA, në kuadër të të cilit u vu në pranga Edison Begaj, i cili i shpëtoi një atentati mbrëmjen e 29 majit. RENEA shtriu aksionin në disa qytete dhe kërkoi që të dilte me të shumëkërkuarin Talo Çela në pranga, por nuk ia doli dot.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksion i policise ne vlore aksion i policise ne vlore

Sondazh

Poll