U kërkua nga maturantët, QSHA publikon vendimin e marrë nga MASR për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo note
15 Qershor 2021, 14:49Nga DOSJA
TIRANË– Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendimin e djeshëm të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës në Maturën Shtetërore
Vendimi:
Komiteti i Maturës Shteterore 2021, i ngritur me urdhrin nr.325, date 03.11.2020, per ngritjen e Komitetit te Matures Shteterore 2021″, diskutoi provimin e matematikes zhvilluar ne daten 11.06.2021 per te cilin anëtaret e KOMSh dolen me vendimin per:
1.Ngritjen e një grupi pune te pavaru, me eksperte të fushes se matematikes, mësues me pervoje dhe maturante, per të analizuar nëdetaje dhe vleresuar me shume vëmendje gdo pyetje ne test, perputhshmerine me programin, saktesine shkencore dhe nivelin e veshtiresise.
2.Për të marrë ne konsideratë plotësimin e kërkeses se maturanteve per uljen e kufirit minimal të pikeve per gdo note, sipas rekomandimeve të grupit të punës nisur kjo nga shqetesimet e paraqitura, te maturanteve, mesuesve dhe prinderve, duke marre parasysh situaten e nje viti jo normal e te veshtire prej pandemise.
3.KoMSh dhe strukturat vartese te MASR(DPAP/DRAP, ASCAP) te pergatisin nje analize te thelle, me qellim identifikimin e te gjitha problematikave te mundshme dhe rishikimin e plotëte te giithd procesit të matures, akteve rregullatore per kete proces dhe administrimin e tij.
Ministrja Evis Kushi deklaroi ditën e djeshme se është rënë dakord që të ulet kufiri minimal të pikëve për çdo notë. Ky vendim erdhi pasi maturantët protestuan për dy ditë me radhë dhe kërkuan uljen e kufirit të pikëve, pasi sipas tyre, provimi ishte i vështirë, ndryshe nga sa u prezantua në modelet e tezave. Ata u shprehën se teza ishte kopjuar dhe përkthyer keq nga tezat e huaja.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Është miratuar protokolli i masave anti-COVID-19 në vendin tonë, të cilat do të jenë të detyrueshme për t’u zbatuar për sezonin turistik për...
PEQIN–Gripi i shpendëve është shfaqur edhe në qytetin e Elbasanit, në fshatin Garunjē në Njësinë Administrative Karinë në bashkinë e Peqinit, ku janë infektuar ...
VLORË– Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka dhënë urdhër për sekuestrimin e pasurive të Raul Zenunajt, të dënuarit në Itali për rpodhim d...
TIRANË– Anija që u fotografua sot duke derdhur vaj të djegur në ujërat e Adriatikut është lokalizuar në Porto Romano. Report TV shkruan se anija e ka emrin...
POGRADEC– Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Pogradec, pasi prisnin dru në zonën e mbrojtur të Llëngës. Policia bën me dije s...
SARANDË– Gjykata e Sarandës ka lënë në masën arrest me burg efektivin e ‘’Shqiponjave’’ Lavdosh Metaj të cilit iu kap kokainë në banesë. Në seancë Metaj nu...
KUKËS– Policia e Kukësit ka publikuar informacion lidhur me kriteret bazë dhe dokumentet për pajisjen me autorizim dhe blerjen e armëve. Në listën e nxjerr...