U dëmshpërblye me 25 mln lekë nga Bashkia e Tiranës, Agron Cura: Ma morën karrocën me zor! Jam me tumor, kam fëmijë për
15 Qershor 2021, 15:34Nga DOSJA
TIRANË– Agron Cura, qytetar i komunitetit egjiptian i cili fitoi gjyqin me Bashkinë e Tiranës pas diskriminimit që Policia e Bashkisë Tiranë bëri ndaj tij, ka rrëfyer edhe momentet sesi efektivët i morën karrocën me forcë dhe nuk i dhanë asnjë sqarim.
Në një intervistë për ‘Faxnews’, Cura është shprehur se ai dhe bashkëshortja e tij janë të sëmurë dhe e kanë shumë të vështirë për të siguruar jetesën.
“Më morë karrocën, asgje smë thanë, mi morën me zor me gjithë mall. Edhe të tjerëve si puna ime ua kanë marrë dhe me siguri i kanë shitur me gjithë mall ata vetë gjithcka më morën. Unë jetoj me qira , kam fëmijë për të rritur dhe nuk kam sit ë siguroj jetesën përvec së më atë karrocë që marr e mundohem të shes. Vetë jam më tumor dhe gruan e kam të sëmurë”, tha Cura.
Ditën e djeshme Gjykata Administrative e Tiranës i akordoi një dëmshpërblim prej 25 milionë lekësh qytetarit Agron Cura për dëmin moral të pësuar nga diskriminimi. Policia Bashkiake e gjeti Curën duke transportuar mbeturina me biçikletën e tij në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë dhe vendosi t’ia sekuestrojë biçikletën si dhe mbeturinat, pasi sipas tyre, plehrat “janë pronë shtetërore”. Cura pretendoi diskriminim pasi sipas tij, mbeturinat në fjalë, materiale gipsi, ia kishte falur pronari i një dyqani që po bënte rikonstruksion në zonën e Komunës së Parisit dhe se sekuestrimi i mbeturinave dhe i biçikletës nën supozimin se ato janë vjedhur nga ndonjë kazan mbeturinash bashkiake, bazohej thjeshtë në paragjykimin e tij si qytetar egjiptian.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Bledar Seferi (Hakorja), të cilit SPAK kërkoi sot që t’i sekuestronte pasuritë rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Giovanni Di Cosimo, i njoh...
NDROQ- Një ullishte në fshatin Shesh në Ndroq është përfshirë nga flakët. Mësohet se flakët kanë rënë në afërsi të disa banesave të këtij fshati, të cilët rrezu...
TIRANË– 27 drejtues mjetesh dhe 83 leje drejtimi janë pezulluar nga policia rrugore përgjatë dy javëve të para të këtij muaji, pasi janë kapur duke ...
TIRANË– Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendimin e djeshëm të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për ...
TIRANË– Është miratuar protokolli i masave anti-COVID-19 në vendin tonë, të cilat do të jenë të detyrueshme për t’u zbatuar për sezonin turistik për...
PEQIN–Gripi i shpendëve është shfaqur edhe në qytetin e Elbasanit, në fshatin Garunjē në Njësinë Administrative Karinë në bashkinë e Peqinit, ku janë infektuar ...
VLORË– Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka dhënë urdhër për sekuestrimin e pasurive të Raul Zenunajt, të dënuarit në Itali për rpodhim d...
TIRANË– Anija që u fotografua sot duke derdhur vaj të djegur në ujërat e Adriatikut është lokalizuar në Porto Romano. Report TV shkruan se anija e ka emrin...