Aktualitet

Udhëtime në Kolumbi e Brazil si italian, zbardhen DETAJE nga jeta e Bledar Seferit që SPAK kërkoi t’i sekuestronte pasurit

15 Qershor 2021, 15:32 Nga DOSJA
Udhëtime në Kolumbi e Brazil si italian, zbardhen DETAJE nga jeta e

TIRANË– Bledar Seferi (Hakorja), të cilit SPAK kërkoi sot që t’i sekuestronte pasuritë rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Giovanni Di Cosimo, i njohur si ‘koka e dorgës’ në Bari, i cili është shpallur dhe në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Vetë Seferi ka qenë mjaft aktiv në tregtimin e lëndëve narkotike dhe e kishte shtrirë aktivitetin e tij në Holandë e Belgjikë gjithashtu. I pajisur me identitete të ndryshme, Seferi udhëtonte drejt Amerikës së Jugut, Brazil dhe Kolumbi. Mësohet se Seferi ka pasur një pasaportë me emër Italian, me të cilën kishte mundësi që të lëvizte lirshëm.

Me emrin Bledar Hakorja, ai rezulton të jetë dënuar me 5 vite burg dhe 26 mijë euro gjobë nga Gjykata e Veronës. Seferi ka lindur ne Brezhdan të Dibrës. Ai është arrestuar në vitin 2010 për trafik ndërkombëtar droge, së bashku me Arbri Gogën, të dy rezident në Firence, ndërkohë që lëviznin në Perugia dhe Romë. Droga vinte nga Brazili dhe në aksionin e finalizuar nga policia italiane janë konfiskuar 26 kilogram kokanë dhe për këtë u vendosën në pranga 26 persona, mes të cilëve dhe Bledar Seferi (Hakorja).

Sot SPAK kërkoi që të sekuestronte pasuritë e Seferit, përfshirë këtu makina, prona të patundshme, një fabrikë dhe llogari bankare

Pronat që kërkohet të sekuestrohen:

Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.

Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.

Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.

Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008

Automjet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;

Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;

Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;

Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;

Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.

Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar hakorja bledar seferi spak bledar hakorja bledar seferi spak

Sondazh

Poll