Aktualitet

Avokatja e Popullit ulet në një tavolinë me Ulsi Manjën pranë Gjykatës Kushtetuese, Ballanca raporton tek socialisti

15 Qershor 2021, 15:54 Nga DOSJA
Avokatja e Popullit ulet në një tavolinë me Ulsi Manjën

TIRANË– Kreu i Komisionit të Ligjeve dhe njëkohësisht deputeti socialist Ulsi Manja është fotografuar duke konsumuar një kafe me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, në një ditë kur Gjykata Kushtetuese diskutoi për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Fotoja e dyshes është publikuar nga Faxweb, sipas të cilit, Manja dhe Ballnca janë ulur në një nga baret pranë Kushtetueses dhe diskutimi mes tyre nuk ka qenë çështja e Teatrit Kombëtar, por raporti që Avokati i Popullit dorëzon çdo vit në Kuvend.

Gjykata Kushtetuese shtyu seancën për Teatrin Kombëtar për nesër në orën 10:00, për shkak të mungesës së depozitimit të materialeve të plota nga të dyja palët. Si provë është marrë vetëm vendimi i Këshillit Bashkiak për prishjen e Teatrit.

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit. Vetë kreu i shtetit Ilir Meta dërgoi çështjen në Kushtetuese dhe kërkoi që vendimi të shpallej anti-Kushtetues dhe të pezullimin e veprimeve për të ndërtuar godinën e re të Teatrit.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erinda ballanca gjykata kushtetuese ulsi manja erinda ballanca gjykata kushtetuese ulsi manja

Sondazh

Poll