Aktualitet

“Mos më çaj trapin”, gazetarja bën kallëzim në prokurori ndaj pronarit të firmës ‘Terra Oil’: Jam ndjerë e ofend

15 Qershor 2021, 16:18 Nga DOSJA
“Mos më çaj trapin”, gazetarja bën kallëzim

TIRANË– Gazetarja e Faxnews, Fatmira Bajrami  ka bërë kallëzim në prokurori ndaj pronarit të ‘Terra Oil’, Edmond Bejtaj. Bajrami shprehet se është ndjerë e ofenduar dhe e diskriminuar, pasi Bejtja iu drejtua me fjalët ‘mos ma çaj trapin’.

Denoncimi i gazetares Fatmira Bajrami:

Ditën e sotme unë shtetesja Fatmira Liman Bajrami së bashku me operatorin Gledian Petref Hoxhallari kam bërë një kallëzim në Komisariatin e Policisë Fierit , bashkëngjitur me një  procesverbal për të gjithë ngjarjen e datës së djeshme, ku shtetasi Edmond Bejtja pronari i firmës nënkontraktore “Terra Oli Swiss” më ka ofenduar. Nuk kam reaguar ne asnjë çast gjatë intervistës që i kemi marrë në lidhje me protestën e banorëve të fshatit  Visokë. Pas mbarimit jemi larguar dhe në 30 minuta ballafaqim para kamerave, gazetarëve, operatorëve dhe banorëve nuk ka kërkuar falje.

Madje mëngjesin e sotëm personi ne fjalë Edmond Bejtja ka vijuar bisedat po me te njëjtën gjuhë në rrjetet sociale. Po kërkoj që të mos më njollosë emrin e imazhin. Jam ndjerë e ofenduar dhe e diskriminuar .

Edmond Bejtja, drejtori i kompanisë “Terra Oil Swiss”, që akuzohet nga banorët e fshatit Visokë se ka shkatërruar me makineritë e nxjerrjes së naftës, rrugët e fshatit, iu sul gazetarëve ditën e djeshme. Teksa mediat lokale bashkë me banorët po i kërkonin llogari për atë që ka ndodhur me mjetet e firmës që drejtohet prej tij, me cigare në dorë, Bejtaj e ka humbur toruan duke ofenduar gazetaren e Faxneës me fjalët  ‘mos ma çaj trapin’. Edhe pse deklarata e tij bëri bujë në rrjet, ai nuk ka denjuar të kërkojë ndjesë për fjalorin e përdorur.  Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Bejtaj këmbënguli dje se gazetarja e meritonte atë fjalor pasi ata ishin shfaqur më të shqetësuar se sa vetë banorët e fshatit Visokë që e akuzojnë se ka shkatërruar me makineritë e nxjerrjes së naftës, rrugët e fshatit.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond bejtaj edmond bejtaj kallezohet ne prokurori fatmira bajrami edmond bejtaj edmond bejtaj kallezohet ne prokurori fatmira bajrami

Sondazh

Poll