Aktualitet

Identifikohet anija që derdhi vajrat në brigjet përballë Shqipërisë, ka flamur maltez dhe është lokalizuar në Porto Rom

15 Qershor 2021, 13:30 Nga DOSJA
Identifikohet anija që derdhi vajrat në brigjet përballë

TIRANË– Anija që u fotografua sot duke derdhur vaj të djegur në ujërat e Adriatikut është lokalizuar në Porto Romano. Report TV shkruan se anija e ka emrin ‘PD Gaz Pioneer Valleta’ dhe mban flamur maltez. Për momentin, anija cisternë nafte është lokalizuar në portin e hidrokarbureve në Porto Romano.

Prokuroria ka nisur hetimet dhe po bën verifikim dokumentacioni për shkarkimet që ka bërë sot në det. Pamjet e publikuara sot nga Report Tv, tregonin sesi anija, për të shmangur kostot e asgjësimit që duhet të paguajë në port, ka shkarkuar në det vaj të djegur.

Vaji i djegur që prodhojnë anijet bashkë me ujin e miksuar me naftë që mblidhet në serbatorë të çdo anijeje, cilësohen si mbetje të rrezikshme.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anija derdh vaj ne adriatik ndotja e detit adriatik anija derdh vaj ne adriatik ndotja e detit adriatik

Sondazh

Poll