Aktualitet

Ngacmoi seksualisht të bijën, dënohet me 3.4 vite burg Rudolf Merolli

15 Qershor 2021, 14:25 Nga DOSJA
Ngacmoi seksualisht të bijën, dënohet me 3.4 vite burg Rudolf

KORÇË– Rudolf Merolli, i cili u denoncua nga vajza e tij për ngacmim seksual është dënuar sot me 3.4 vite burg. Vendimi është marrë nga Gjykata e Korçës ditën e sotme. Mësohet se Gjykata ka dhënë dënimin dhe ka kërkuar gjashtë vite burg për Merollin, por ky i fundit ka përfituar uljen e dënimit me 1 të tretën, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për këtë arsye, dënimi përfundimtar për Merollin është 3 vite e katër muaj burg.

18-vjeçarja denoncoi të atin për ngacmim seksual në maj të vitit të shkuar dhe tronditi të gjithë opinion publik. Ajo akuzoi babanë se e ngacmonte seksualisht dhe tregonte se i ati nuk e ka dashur kurrë e se që fëmijë e kishte çuar në jetimore pa dijeninë e së ëmës.

18-vjeçarja tregonte edhe vizitën në shtëpinë e të atit, ku edhe e regjistroi, ndërsa ai i kërkonte marrëdhënie seksuale. Ajo thoshte se ai kishte filluar të konsumonte hashash, gjë të cilën kishte insistuar ta konsumonte dhe vetë adoleshentja.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denohet rudolf merolli rudolf merolli denohet rudolf merolli rudolf merolli

Sondazh

Poll