Aktualitet

Për herë të parë! KPA nuk bindet për Irma Ballin, kthen për rivlerësim dosjen e prokurores në KPK

15 Qershor 2021, 13:42 Nga DOSJA
Për herë të parë! KPA nuk bindet për Irma Ballin, kthen

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të kthejë për hetim në shkallën e parë të Vettingut prokuroren e Apelit të Korçës, Irma Balli. Kjo e fundit ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me argumentin se nuk justifikonte pasurinë.

Më pas, Balli e kaloi me sukses shtyllën e dytë të rivlerësimit, por KPA ka vendosur për herë të parë që një dosje të një subjekti vlerësimi ta rikthejë për hetim të mëtejshëm në KPK.

Tashmë, shkalla e parë e Vettingut do të rihapë procesin për të bërë hetimin e Ballit në dy shtylla: Atë të figurës morale dhe aftësive profesionale.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet irma balli kpa kthen dosjen e irma ballit irma balli kpa kthen dosjen e irma ballit

Sondazh

Poll