Aktualitet

‘E kisha për përdorim vetjak’/ U kap me kokainë, Gjykata e Sarandës vendos arrest me burg për efektivin e ‘’Shqipon

15 Qershor 2021, 12:39 Nga DOSJA
‘E kisha për përdorim vetjak’/ U kap me kokainë,

SARANDË– Gjykata e Sarandës ka lënë në masën arrest me burg efektivin e ‘’Shqiponjave’’ Lavdosh Metaj të cilit iu kap kokainë në banesë. Në seancë Metaj nuk ka pranuar akuzën duke pretenduar se kokainën që kishte në banesë e kishte për përdorim vetjak.

Avokati i tij, Gjergji Imeraj kërkoi masën arrest shtëpie ose garanci pasurore, por Gjykata nuk e pranoi.

Gjithsesi ai paralajmëroi se vendimi i Shkallës së parë do të apelohet.

38-vjeçari u arrestua 3 ditë më parë teksa ishte në monitorim për disa muaj pasi dyshohet se trafikonte drogë.

Gjatë kontrollit personal të ushtruar, Metajt iu gjetën lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në sasinë 5 gramë, e ndarë në 11 doza. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës u sekuestrua edhe një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë dhe një peshore që përdorej për peshimin e saj në procesin e ndarjes në doza.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lavdosh metaj lavdosh metaj

Sondazh

Poll