Bota

Kosta-Rika, skandalet me korrupsionin dhe rryshfetet/ Presidenti: Nuk isha në dijeni

15 Qershor 2021, 12:19 Nga DOSJA
Kosta-Rika, skandalet me korrupsionin dhe rryshfetet/ Presidenti: Nuk isha

Kosta Rika- Autoritetet në Kosta Rika kanë kryer ditën e djeshme 57 bastisje për të goditur skandalin e korrupsionit dhe skemat e rryshfetit ku u arrestian 28 persona të cilët ishin të dyshuar për dhënien e kontratave të ndërtimit të firmave private.

Sipas mediave drejtuesi i hetimeve Valter Espinoza tha se gjatë viteve 2018-2020 këto persona i kanë kushtuar vendit 125 milion dollar dëm financiar.

“Kompanitë praktikisht kishin monopol në caktimin e tenderëve dhe ishin ato që i fitonin gjithnjë duke rënë në syrin e publikut, sepse kishin përkrahjen ilegale të zyrtarëve.”

Bastisjet e të hënës u kryen në zyrat e Ministrisë së Punëve Publike, në biznese dhe në dy firma të mëdha ndërtimi, ndërkohë që për pesë orë me radhë u kërkua për prova edhe në godinën presidenciale, te zyra e këshilltarit të presidentit kostarikan, Karlos Alvarado.

“Ndjehem jashtëzakonisht i indinjuar, i zemëruar dhe i acaruar për aktet e korrupsionit dhe ryshfetit që po mësojmë. Është dëshira ime dhe e kostarikanëve që kësaj çështjeje t’i shkohet deri në fund. Presidenti i Republikës nuk di hollësi për faktet dhe as nuk është i përfshirë në dhënie kontratash për punët publike,”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kosta rika skandali i korrupsionit ne kosta rika kosta rika skandali i korrupsionit ne kosta rika

Sondazh

Poll