SPAK konfirmon zyrtarisht tre AKUZA të rënda për Ardian dhe Florenc Çapjan
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka komunikuar zyrtarisht akuzën Ardian Çapjas, dhe nipit të tij, Florenc &...
Pasi vuajti në burgjet shqiptare një dënim prej 16 vite për trafik droge të kryer në Itali, Alket Hatija rrezikon të ekstradohet në vendin fqinj. Një muaj më parë, Gjykata e Apelit Durrës vendosi ti hapë rrugë dorëzimit të babait të dy fëmijëve në shtetin përtej Adriatikut, ku e pret një dënim prej 20 vitesh. Ish i dënuari thotë se po bëhet kurban, pasi i ka shlyer gabimet që bëri ne rini dhe s’mund të dënohet dy herë për të njëjtën çështje.
“Për mua ka qenë një vendim ekstrem. Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë. Jam dënuar 16 vjet. Dënimin e kam kryer, nuk mund të dënohem dy herë për të njëjtën çështje”, thotë ai për gazetaren e “News24” dhe “BalkanWeb”, Klodiana Lala.
I pagëzuar nga italianët me nofkën “Zoti i drogës”, Hatija ka trokitur në dyert e gjykatës së lartë, ku shpreson të gjejë drejtësi.
“Jo në favorin tim, por do të vendosë në favorin e drejtësisë. Unë nuk dua mëshirë nga askush. Është një çështje, që është shumë e pastër, është një çështje që është shumë e dukshme”, shton më tej.
Teksa kthehet mbrapa në kohë, Hatija se në 2008 kur u arrestua, këmbënguli që të ekstradohet në Itali, por kërkesa e tij u rrëzua. Ai pranon se ka gabuar që është përfshirë në trafik droge dhe këtë gabim e ka shlyer duke qëndruar plot 11 vite në qeli. Babai i dy fëmijëve që sot gjendet në udhëkryq kërkon nga qeveria shqiptare të zgjidhë çështjen në marrëveshje me palën italiane. Ndërsa kërkon hetim për njerëzit e drejtësisë që janë marrë më çështjen e tij.
“Të shikohen, të hetohet gjykatësit dhe prokurorët që më kanë dënuar”, shprehet Hatija.
Teksa mbetet në pritje të verdiktit final, Hatija ka një lutje edhe për ministren e drejtësisë dhe përfaqësitë diplomatike.
“Do t’i bëj kërkesë Ministres së Drejtësisë, ambasadës italiane, të mos më bëjnë kokë turku, jam një shqiptar, një qytetar, që e kam bërë një gabim, e kam vuajtur këtë gabim, të mos dënohem dy herë për faj të shtetit”, përfundon intervistën ai, raporton “BalkanWeb”.
Marrë nga BalkanWeb
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka komunikuar zyrtarisht akuzën Ardian Çapjas, dhe nipit të tij, Florenc &...
TIRANË– Aktivistja Adriana Kalaja ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e çështjes për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku s...
TIRANË- SPAK kërkoi ditën e djeshme në gjykatë sekuestron e 32 pronave, (biznese, pasuri të paluajtshme, makina e televizione) të manjatit të medias Ylli N...
ROSKOVEC– Ditën e sotme u bë e ditur se dy elektriçistë humbën jetën në Roskovec, pasi ranë nga shtylla e tensionit të lartë ku ata ishin duke punuar.Dy ...
TIRANË– Pasditen e djeshme, forcat speciale të RENEA-ve zhvilluan kontrolle ‘blic’ në 5 qytete të vendit, me qëllim arrestimin e personave të shumëkërkuar…...
KRUJË– Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit, për shkak se ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të burgut të Fushë Krujës....
TIRANË– Një anije është fotografuar duke shkarkuar vaj të djegur në afërsi të Detit Adriatik. Pamjet e publikuara nga Report Tv, tregojnë sesi një anije pë...
TIRANË– Këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat pas përfundimit të seancën për shembjen e Teatrit ...
ROSKOVEC– Dy elektriçistë kanë humbur jetën ditën e sotme në Roskovec. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa dy punonjësit ishin në shtyllë duk...
ELBASAN– Dje, forcat speciale të RENEA-s u shpërndanë në 5 qytete të Shqipërisë për të zënë në befasi persona të shumëkërkuar që ende nuk janë prangosur. Burime...