Politike

Dështon ‘gjyqi’ publik ndaj Dritan Lelit, Tahiraj: Shkeli vendimin, sot lejohen grumbullime deri në 50 vetë… të reflek

15 Qershor 2021, 08:53 Nga DOSJA
Dështon ‘gjyqi’ publik ndaj Dritan Lelit, Tahiraj: Shkeli

VLORE– Anduel Tahiraj, deputet i sapozgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, hodhi poshtë qëndrimin e kryebashkiakut Dritan Leli, i cili mbylli sallën e Teatrit “Petro Marko” me pretendimin se shkelen rregullat e pandemisë. Tahiraj tha se Leli është në shkelje të ligjit, pasi sot hyn në fuqi vendimi për grumbullime deri në 50 vetë.


“Siç  jeni në dijeni në datën 1 qershor, 45 këshilltarë kërkuan një mbledhje jashtë radhe me temë, komunikimin me kryetarin e bashkisë sa i takon problematikave në qytet. Kryetari i bashkisë nëpërmjet një shkrese refuzoi pjesëmarrjen, me pretendimin e masave antiCovid. Ky është një pretendim qesharak, sepse ky kryetar pak ditë më parë, po i njëjti kryetar i dha leje PD që të zhvillojë mbledhje në këtë sallë, jo vetëm të mbushur, por duke mos respektuar masat anti-Covid. Sot hyn në fuqi, vendimi që numri i pjesëmarrësve nëpër takime të jetë 50 persona. Ne në rrugë partiake dhe institucionale i kemi shprehur shqetësimet, duke i kërkuar edhe të reflektojë për qytetin”,-tha Tahiraj. 

Por çfarë ka ndodhur mes anëtarëve dhe Dritan Lelit?

Pak ditë më parë, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës, kërkuan një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”,-është mesazhi që kryesocialisti iu dërgoi vlonjatëve në fushatë, ndërsa pas fitores e quajti Lelin “të vdekurin e bashkisë”.

Lajmi kryesor: Dështon ‘Gjyqi’ publik ndaj Dritan Lelit/ Kryebashkiaku ‘kyç’ sallën e Teatrit për Këshillin Bashkiak: Shkel rregullat Anti-COVID. Socialistët: Po na pengon punën, na mbylli derën!

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike anduel tahiraj dritan leli bllokon teatrin e vlores mbledhja e keshillit bashkiak te vlores anduel tahiraj dritan leli bllokon teatrin e vlores mbledhja e keshillit bashkiak te vlores

Sondazh

Poll

Politike 15 Qershor 2021, 08:36

VLORË-‘Gjyqi publik’ ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli pritej të zhvillohej ditën e sotme, mirëpo Leli ka qënë ai që e ka kundërshtuar. Fillimisht...