Politike

Dështon ‘Gjyqi’ publik ndaj Dritan Lelit/ Kryebashkiaku ‘kyç’ sallën e Teatrit për Këshillin Bashkiak: Përgjigjet

15 Qershor 2021, 07:47 Nga DOSJA
Dështon ‘Gjyqi’ publik ndaj Dritan Lelit/ Kryebashkiaku

VLORË–Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli, e ka shmangur sot me “procedurë” mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohej ditën e sotme në orën 10:00 në ambientet e Teatrit “Petro Marko”. Me një letër fillimisht informuese, Leli iu ka bërë të ditur anëtarëve të Këshillit, se më e mira është që mbledhja të zhvillohet online. Sipas tij, nëse në një ambient do të jenë të pranishëm 60 persona, mbledhja do të jetë në shkelje me rregullat anticovid. 

“Lidhur me mbledhjen e ditës së sotshme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin Petro Marko. Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit.Me veprimet e mësipërme, ju si organizatorë të kësaj mbledhje, jeni duke shkelur ligjin 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ku jemi të detyruar të sjellim në vëmendjen tuaj se bazuar në nenin 3 pika 2 të aktit normativ nr.3/2020, subjektet apo individët që organizojnë ndër të tjera dëgjesa publike dënohen me gjobë në masën 5.000.000 lekë”,-thuhet në letër.

Por vendimi nuk është pritur mirë nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, të cilët kanë tentuar të hyjnë brenda në sallë. Anduel Tahiraj, kryetar i PS në Vlorë dhe deputet i sapozgjedhur, deklaroi nga hyrja e Teatrit se Leli i ka mbyllur derën të zgjedhurve nga populli dhe se pretendimi për shkeljen e rregullave Anti-COVID, nuk qëndron.

Tahiraj tha se i takon Këshillit të marrë në dorë fatet e qytetit. ““Qëllimi i kësaj mbledhje është që ne si përfaqësues të Vlorës kemi përgjegjësinë morale dhe institucionale që ti zgjidhim problemet e tyre. Kryetari i Bashkisë e ka humbur mbështetjen e PS dhe besimin e qytetarëve. Kjo na ka bërë që ne si këshilltarë të marrim në dorë fatet e qytetit duke ushtruar të gjitha të drejtat që na jep ligji për të ndihmuar dhe ushtruar presion, që ato çka në Vlorë nuk po bëhen, punët publike në Vlorë duhet të jenë në nivelin e investimeve”, u shpreh kreu i këshillit.

Pas këtyre replikave, Leli iu përgjigj sërish këshilltarëve. Në një postim në Facebook, ku tregonte se kishte zhvilluar një mbledhje me drejtorët e drejtorive, Leli njoftoi këshilltarët se përgjigjet e çdo pyetje ua kishte dërguar me postë elektronike, e-mail.

Por çfarë ka ndodhur mes anëtarëve dhe Dritan Lelit?

Pak ditë më parë, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës, kërkuan një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”,-është mesazhi që kryesocialisti iu dërgoi vlonjatëve në fushatë, ndërsa pas fitores e quajti Lelin “të vdekurin e bashkisë”.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli dritan leli bllokon teatrin e vlores mbledhja e keshillit bashkiak te vlores dritan leli dritan leli bllokon teatrin e vlores mbledhja e keshillit bashkiak te vlores

Sondazh

Poll